Koncerti i shumëpritur i Sh.k.a ‘Xheladin Zeqirit’, mbahet nesër në Tetovë
Me këngë të vjetra qytetare, muzikë të lehtë dhe me valle tradicionale tetovare nën përcjelljen e orkestrit profesionist nesër në Qendrën e kulturës në Tetovë, sh.k.a. XheladinZeqiri me koncert promovues në kuadër të shënimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, do të paraqitet para publikut tetovar.
Drejtori i Sh.k.a Xheladin Zeqiri, Hadi Kasami tha se ky koncert do të ketë një rëndi të veçantë pasi që organizohet për dy qëllime: promovimin e Xheladin Zeqirit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar.
Regjisori Senad Abduli tha se Xheladin Zeqiri si shoqëri ka shumë intelektualë dhe ka dhënë një kontribut të madh edhe në kohën e komunizmit ku, shumë anëtarë të kësaj shoqërie kanë qenë të ndjekur, pra për këto arsye kjo shoqëri kulturo artsitke meriton që të jetë një shoqëri e nivelit kombëtar.
Orkesta do të jetë e ndarë në dy pjesë edhe të pjesa e parë në anëtar të rinj dhe anëtar të vjetër të orkestërës ku një përkrahje të madhe do të jep klarinetisti i njohur tetovar Adulla Baftjari, që do të drejtojë grupin e vjetër të orkestrit.
Koncertin nuk e ka pare të arsyeshme ta përkrahin asnjë nga instucionet.