Site icon PORTALB

Nju-Jork: Filloi hetimi për kompaninë “Vajnstin”

Erik Shnajdermen

Prokurori publik i shtetit federal amerikan të Nju-Jorkut, Erik Shnajdermen mbrëmë ka ngritur hetim për shkelje të të drejtave të njeriut në kompaninë “Vajnstin”,  pas akuzave të shumta të abuzimit seksual nga ana prodicentit holivudian Harvi Vajnstin.

Nga zyra e Shnajdermenit bënë të ditur se është lëshuar urdhër për dorëzimin e të gjitha dokumenteve nga kompania.

Në kumtesë theksohet se ai ka kërkuar informacion nëse ndonjë nga të  punësuarit në kompani i është nënshtruar abuzimit seksual ose diskriminimit.

Vajnstin më 8 tetor u shkarkua nga kompania, e cila është pjesë e themeluesve, pasi “Njujork Tajms” dhe “Njujorker””, publikuan se ai me dekada seksualisht ngacmon dhe abuzon gra.

Më shumë se 36 gra e akuzuan publikisht producentin e Hollivudit për abuzim seksual.

Exit mobile version