Tetovarët masivisht i përgjigjen aksionit për kontroll falas shëndetësor

Shtëpia e shëndetit në Tetovë në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë sot para Pallatit të kulturës në Tetovë organizoi një aksion për kontroll falas të qytetarëve.

Qëllimi i aksionit  është që qytetarët e Tetovës të njihen më gjendjen e shëndetit të tyre dhe të krijojnë shprehi që të paktën një herë në gjashtë muaj të vizitojnë  mjekun amë,  tha drejtori i shtëpisë së shëndetit në Tetovë,  Besmal Shefiti. 

Kryeshefi i ndihmës së shpejtë Gëzim Nuredini deklaroi se shëndeti i qytetarëve të Tetovës është i mirë dhe për fat të mirë ata kanë filluar të shfaqin interes të madh për shëndetin e tyre.

‘Deri tani kemi pasur mbi 150 qytetarë që janë interesuar për shëndetin e tyre,  ndërsa po ta bëjmë një krahasim banorët që jetojnë  në vende urbane i përkushtojnë më shumë rëndësi shëndetit se banorët nga vendet rurale, tha  Nuredini.

Ndryshe ky aksion i shtëpisë së shëndetit tani më është bërë  tradicional dhe aktivitete të tilla organizohen çdo vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button