Site icon PORTALB

Puxhdemon mori ofertë për t’u strehuar në Francë

Karles Puxhdemon

 Një grup i vogël njerëzish të cilët angazhohen për autonomi, me seli në afërsi të kufirit spanjoll me Francën, i ofroi strehim Karles Puxhdemonit.

Kryetari i Komitetit për vetëshpallje të Katalonisë Veriore, Robert Kasanovas deklaroi se ka vilë në fshatin Teza, në jug të Francës, e cila është përgatitur për Puxhdemonin dhe 20 deri 30 banesa në disponim për anëtart e tjerë të kabinetit të tij, në rast se detyrohen të largohen nga Spanja dhe të formojnë qeveri katalanase në ekzil.

Organizata e kasanovas kërkon autonomi më të madhe për rajonin e Pirinejeve Lindore franceze, por nuk luftron për pavarësi.

Exit mobile version