Teuta Arifi, viziton Kosovën
Numri dy i qeverisë, përgjegjëse për çështje evropiane, Teuta Arifi sot do të zhvillojë një vizitë pune në Republikën e Kosovës.
Arifi, siç informon Kabineti i saj do të takohet me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, ministren e Eurointegrimeve, Vlora Çitaku, si dhe me kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi.
Me ftesë të Institutit nacional demokratik në Kosovë, zëvendëskryeministrja Arifi do të marrë pjesë edhe në Konferencën, “Java e gruas” dhe do të ketë prezantim mbi temën “Gratë në politikë dhe në shoqërinë civile”.