Mexhiti, procedurën e kemi filluar dhe do e çojmë deri në fund
‘Ne jemi të lumtur që ky projekt zhvillohet në komunën tonë dhe ky projekt, më e udhës, simbolika është më e madhe kur fillon pikërisht në një shkollë e cila duhet të mbaj emrin “Ismail Qemali’, procedurën e kemi filluar dhe do e çojmë deri në fund’, deklaroi Izet Mexhiti kryetar i komunës së Çairit gjatë shënimit të fillimit të aksionit për dhurimin e 100 mijë librave për të gjitha institucionet shqiptare, për nder të njëqind vjetorit të shtetësië shqiptare.