Kumanovë: apelohet për ruajtjen e qetësisë

Në lokalet e komunës së Kumanovës u mbajt një takim i përbashkët i koordinatorëve të partive politike, në të cilin asistuan edhe kryeshefi dhe zëvendëskryeshefi i policisë si dhe përfaqësues të misionit të OSBE. Në këtë takim unanimisht janë miratuar  disa konkluza me të cilat ashpër është dënuar sulmi i mbrëmshëm ndaj nxënësve shqiptarë, kurse nga organet e rendit kërkohet identifikimi dhe kapja e huliganëve që sulmuan autobusin përplot me nxënës.
 
Feriz Dervishi , këshilltar në Këshillin e qytetit njoftoi se në këtë takim janë arritur  konkluzione me të cilat u apelohet qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe mos të bien pre e provokimeve të këtilla të rrezikshme jo vetëm për Kumanovën por edhe më gjerë. 

Këshilltari i BDI-së,  Zija Saiti deklaroi se duhet të merren masa serioze për zbulimin e sulmuesve të autobusit me nxënës, pasiqë kemi të bëjmë me një rast mjaft të ndieshëm. Të gjithë qytetarët, prindër , nxënës e të tjerë duhet të jenë vigjilent për parandalimin e eskalimit eventual të rasteve të këtilla dhe të ndihmojnë në ruajtjen e qetësisë e stabilitetetit . 

Edhe Këshilli i Komunës së Likovës në një  seancë të jashtëzakonshme shqyrtoi rastin e rrahjes të nxënësve shqiptarë në fshatin Lubodrag  duke dënuar këtë incident të bërë me paramendim në një fshat ku nuk ka banorë shqiptarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button