Site icon PORTALB

Rama: Prokuroria asnjë provë për akuzat ndaj Tahirit (video)

Edi Rama

Edi Rama

Prokuroria nuk ka asnjë provë për akuzat e ngritura ndaj ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, – Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njofton Vizionplus.

Rama ka thënë se mbështet plotësisht qëndrimet e deputetit Tahiri, i cili ka ngjitur një nga një shkallët në karrierën politike.

Rama tha se Tahiri pranoi se ka gabuar me shitjen e makinës së tij. Ai shtoi se nuk pendohet aspak që ka bërë avokatin e ish ministrit Tahiri gjatë katër viteve të qeverisë së kaluar.

Kreu i qeverisë deklaroi se Tahiri është i sulmuar nga opozita pasi është më i pëlqyeri nga radhët e qytetarëve.

Exit mobile version