Site icon PORTALB

Gjykata Administrative shqyrton 19 padi nga partitë

Gjykata Administrative

Këshillet gjyqësore pranë Gjykatës Administrative gjatë ditës së djeshme në seanca publike kanë shqyrtuar 19 nga gjithsej 28 ankesave e parashtruara nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Janë shqyrtuar 16 padi nga VMRO DPMNE, dy nga TMRO dhe një është nga E Majta. Nga Gjykata informojnë se vendimet për 19 paditë e shqyrtuara do të publikohen gjatë ditës pas përgatitjes së tyre teknike.

Më shumë padit ka parashtruar VMRO DPMNE 24, dy TMRO dhe nga një Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta.

Gjykata Administrative sot duhet t’i shqyrtojë edhe paditë tjera. Këshillet gjyqësore të Gjykatës Administrative lidhur me këto ankesa duhet të prononcohen 48 orë nga parashtrimi i tyre. Lidhur me ankesat do të vendosin pesë këshille gjyqësore të përbëra nga pesë gjykatës nga Gjykata administrative, të zgjedhur me rrugë të shortit. Ankesat në mënyrë elektronike u sistemohen gjykatësve, ndërsa vendosja do të bëhet në seanca publike.

Ndërkohë po vijon fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve. Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale është më 29 tetor.

Exit mobile version