Komuna e Sarajit organizoi një eveniment ekologjik me rastin e ditës së pranverës

Komuna e Sarajit në bashkëpunim më Qendrën Kulturore në kuadër të qytetit të Shkupit “Koço Racin”, organizoi një eveniment ekologjik  me rastin e ditës së pranverës.

Me këtë rast të gjithë nxënësit e shkollave në kuadër të qytetit, nëpërmjet parullave që mbanin dhe vizatime të ndryshme, jepnin mesazhin për mbrojtje të ambientit jetësor nga ndotjet e ndryshme. 

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati tha se Komuna e Sarajit çdoherë do të përkrahë nisma të tilla të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes tek qytetarët për mbrojtjen e ambientit jetësor.
 
“Çdo herë do të jemi në mbështetje të ideve produktive dhe ngritjen e vetëdijes të qytetarëve për mbrojtjen e ambientit jetësor dhe këtë përvojë do ta pasurojmë me forma të ndryshme. Besoj që mesazhi i këtij aktiviteti jepet nëpërmjet panove që i mbajnë nxënësit e shkollave. Në si Komunë në kuadër të këtij aktiviteti do të mbjellim edhe disa fidanë në territorin e Komunës së Sarajit”, deklaroi Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati.  
 
Nxënësit e shkollave në kuadër të qytetit e Shkupi defilenë e filluan nga parku i “Sarajit”, deri tek shkolla fillore “Dituria” në Saraj. 
 

Lajme të ngjashme

Back to top button