Site icon PORTALB

Ardit Gjebrea prezanton dy drejtueset e ‘Këngës Magjike’

Ardit Gjebrea

Në emisionin ‘E diela shqiptare’, moderatori Ardit Gjebrea sot ka njoftuar se kush do të jenë vajzat që do ta udhëheqin “Këngën Magjike”.
Këtë vit mbahet edicioni i 19 i festivalit të këngës dhe çdo ditë e më shumë po zbulohen befasitë që sjell, shkruan Lajmi.net.

Përveç Arditit, ‘Këngën Magjike’ do ta prezantojnë edhe dy vajzat bukuroshe, Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu.

“Ja edhe Skuadra Magjike Edicioni’19 u plotësua! Jam me dy partneret që do kem në prezantim në #këngamagjike19 @arjola_shehu & @nevinashtylla“, ka shkruar Arditi në rrjete sociale.

Përveç Ariolës dhe Nevinës, bashkë me Arditin do të prezantojnë edhe Bes Kallaku dhe Erion Isai.

Exit mobile version