Sezoni i gripit fillon në vjeshtë dhe përfundon në pranverë. Një shenjë e saktë e fillimit të sezonit të gripit janë njerëzit të cilët kolliten dhe teshtijnë, fëmijët dhe të rriturit të cilët presin në radhë tek mjeku, etj.
Ndryshe nga simptomat e ftohjes, simptomat e gripit vijnë papritmas. Vjen deri tek një rritje e papritur e temperaturës, e dhimbjes së kokës, lodhjes dhe dhimbjes së trupit.
Në vijim ju sjellim simptomat e gripit që nuk janë të pranishme tek ftohjet:
– Temperatura e lartë
– Dhimbja në nyja dhe muskuj
– Dhimbja në zonën e syve
– Ndjenja e plogështisë
– Lëkura e nxehtë dhe e skuqur
– Sytë e skuqur dhe të përlotur
– Dhimbja e kokës
– Kolli i thatë
– Dhimbja e fytit.
Gripi i cili nuk fillon të shërohet me kohë mund të shkaktojë pneumoni bakteriale, inflamacion të veshit dhe sinuseve, dehidratim dhe përkeqësim të simptomave të sëmundjeve si astma apo diabeti.