Qytetarët rusë pa viza në Maqedoni
Hiqen vizat për qëndrim të shkurtër në Republikën e Maqedonisë për shtetasit rusë. Siç komunikoi Ambasadori i Federatës Ruse në Shkup, Oleg Shçerbek hiqen vizat për periudhë deri në 90 ditë nga dita e kalimit të parë të kufirit të Republikës së Maqedonisë gjatë periudhës gjashtëmujore për shtetasit rus. Sipas ambasadorit Shçerbek, hapi i këtillë do të kontribuojë për lehtësimin e kontakteve dypalëshe në sferën afariste dhe në bashkëpunimin humanitar.