Site icon PORTALB

Disa adoleshentë kanë gjetur bombë artizanale në një lagje të Gazi Babës

Bombë, ilustrim

Disa adoleshentë kanë gjetur bombë artizanale në rr. “Ordan Çopella” në komunën e Shkupit, Gazi Babë.

Siç kumtoi MPB-ja, ngjarjen dje në orën 14.05 minuta në Njësitin për informacione dhe komandë Shkup e ka paraqitur H.S.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i Sektorit për antiterrorizëm, i cili e ka marrë bombën e dorës.

Merren masa për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version