Site icon PORTALB

Bejta: Pas zgjedhjeve lokale bashkë me Qeverinë do ta ndërtojmë kanalizimin për ujërat e zeza

Nevzat Bejta

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga BDI, Nevzat Bejta, sot në kuadër të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ka realizuar takim me banorët e lagjes Mllaki të Gostivarit, transmeton MIA.

“Sot takova banorët e lagjes Mllaki me të cilët bashkë shqyrtuam zgjidhjen për ndërtimin e kanalizimit për ujërat e zeza. Ramë dakord që pas zgjedhjeve lokale, bashkë me qeverinë të fillojmë realizimin e këtij projekti jetik për banorët e kësaj lagje”, shkruan Bejta në Fejsbuk, duke postuar foto nga takimi me banorët.

Exit mobile version