Ban Ki Mun sërish porositi bashkësinë ndërkombëtare për ndihma humanitare për Sirinë

Sekretari i përgjithshëm i KB-ve Ban Ki Mun sërish i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare  që të dërgojë ndihmë urgjente humanitare për viktimat e dhunës në Siri.
    
“Kemi vënë para vetes tri prioritete. Fillimisht duhet urgjentisht të ndërpritet dhuna, më pas të fillojmë me dialogun politik duke mos përjashtuar askënd,  që të caktohet ardhmëria e Sirisë. Gjëja e tretë duhet urgjentisht të dërgohet ndihmë humanitare, deklaroi Ban Ki mun në Xhakartë.
    
“I bëj thirrje të gjithë liderëve botërore që të bashkohen, të  flasin me një zë, deklaroi ai në hapjen e konferencës për mbrojtjen e Indonezisë prej ku e fillon vizitën nga Azia.
    

Lajme të ngjashme

Back to top button