Në Kongresin amerikan parashtrohet propozim-rezolutë për njohjen e “gjenocidit armen”

 Në Kongresin amerikan mbrëmë është parashtruar një propozim rezolutë, me të cilën vrasjet masive të armenëve gjatë Perandorisë Osmane në vitin 1915 të njihet si “gjenocid”.
    
Nismëtarë të rezolutës janë senatorët Mark Kirk, republikan nga shteti federal Ilionis dhe Robert Menendes, demokrat nga shteti Nju Xhersi.
    
“Gjenocidi mbi popullin armen është mirë i dokumentuar dhe zyrtarisht i pranuar prej 11 shteteve në NATO dhe Bashkimin Evropian”, deklaroi Kirk.
        
    
Menendes theksoi se vetëm me njohjen e krimeve nga e kaluara mund të shpresojmë që t’i parandalojmë në të ardhmen.
    
Deri tani ka pasur disa tentime për sjelljen e nismave të tilla në Kongresin amerikan, por nuk janë pranuar.
Turqia dhe Armenia kanë dallime të ashpra lidhur me ngjarjet në Perandorinë Osmane gjatë periudhës prej vitit 1915 deri në vitin 1917. Erevan pohon se atëbotë janë vrarë 1.5 milionë armenë, ndërsa sipas Turqisë numri i viktimave është mes 250.000 dhe 500.000 njerëzve dhe kategorikisht hedh poshtë tezën për gjenocid.

Çështja për “gjenocidin armen” shkaktoi tensione midis Ankarasë dhe Uashingtonit në vitin 2010, kur si reagim ndaj tentimit të Komisionit në Kongresin amerikan për të miratuar një rezolutë e cila njeh vrasjet masive si gjenocid, Turqia përkohësisht tërhoqi ambasadorin e saj nga Uashingtoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button