Prezantim përmbyllës i projektit Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimet klimatike
Sot në ora 11 në biznes sallën e Panairit të Shkupit do të prezantohen rezultatet përmbyllëse të projektit me titull “Mbrojtja e shëndetit nga ndryshimet klimatike – nimsë e shtatë vendeve”, me ç’rast do të prezantohen edhe një pjesë e rezultateve nga analiza mbi ndikimin e ndryshimeve klimatike mbi shëndetin në Republikën e Maqedonisë.
Në prezantimin e rezultateve të projektit do të marrin pjesë ministri i Shëndetësië, Nikolla Todorov dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Abdulaqim Ademi.
Nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë do të ndahen edhe mirënjohje për Ministrinë e Shëndetësisë dhe për Ministrinë e Mjedisit Jetësor, si dhe për anëtarët e Komisionit për ndryshime klimatike , për shkak të kontributit tejet të dëshmuar në realizimin e aktiviteteve nga sfera e ndryshimeve klimatike dhe shëndetit.