Definitivisht derbi ndeshja mes Shkendisë dhe Vardarit të enjten
Federata e Futbollit të Maqedonisë me shkrim i lajmëroi klubet futbollistike të Tetekstit, Napredokut, Shkendisë dhe Vardarit, se ndeshjet e anuluara të xhiros të 20-të, do të luhen më 21 dhe 22 mars.
Të mërkurën, Teteksi, në Tetovë do ta pret Napredokun, filli i ndeshjes është caktuar për në ora 14. Një ditë më vonë, të enjten do të luhet derbi ndeshja mes Shkendisë dhe Vardarit.
FFM-ja u bëri me dije nikoqirëve që t’i ndërmarrin të gjitha aktivitetet, rreth organizimit të ndeshjeve, në pajtim me rregulloret e Federatës dhe dispozitave ligjore të Republikës së Maqedonisë. Kjo veçmas ndërlidhet për ndeshjen mes Shkendisë dhe Vardarit, e cila është shpallur si ndeshje me rrezik të lartë.