Prej mbrëmë vijon afati prej 24 orëve për padi nga partitë kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për ankesat për rrethin e parë nga zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e diel.
Partitë mund të parashtrojnë padi deri te Gjykata administrative kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit të KSHZ-së, ndërsa Gjykata Administrative, ndërkaq, pas pranimit të ankesës, është i obliguar të marrë vendim në afat prej 48 orëve.
KSHZ-ja i miratoi të gjitha ankesat e parashtruara për votim në rrethin e parë më 15 tetor. Deri te Komisioni janë parashtruar gjithsej 46 ankesa nga të cilat 43 ishin nga VMRO-DPMNE-ja. Para fillimit të seancës janë tërhequr tre dhe një gjatë seancës. Nga një ankesë kanë parashtruar edhe TMRO-ja, Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta.
Ndërkohë vijon fushata për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale më 29 tetor, ndërsa komisionet komunale zgjedhore tani më ua kanë dorëzuar vendimet kandidatëve të votuar për kryetar komune.