Site icon PORTALB

Ja si t’i bësh vetë letrat për pastrimin e fytyrës? Është e thjeshtë

Je lodhur duke blerë gjithmonë letra pastruese për fytyrën? Sigurisht, janë të shtrenjta! Megjithëse vazhdon t’i mbash në këndin e make up-it, sidomos nëse je e varur prej tyre, pse nuk provon t’i bësh vetë letrat e lagura për pastrimin e fytyrës? Është, në fakt, shumë e thjeshtë për t’u bërë.

Fillo duke zgjedhur se nga cili material dëshiron t’i kesh këto pastruese (peshqir, një pëlhurë e hollë e pastër prej pambuku ose edhe peshqir letre) dhe prite në shirita më të vegjël, transmeton Revistaclass.

Për formulën bazë, ajo që të nevojitet është ujë i vluar apo i distiluar, vaj kokosi dhe një larës i butë si ato që përdoren për foshnjat. Përzieje ujin, shto disa lugë vaj kokosi dhe shampon. Që këtu, mund ta personalizosh zgjedhjen dhe të shtosh, nëse do, edhe përbërës të tjerë me aromë si vajra të ndryshme esenciale.

Pasi i ke përzier të gjithë përbërësit, fillo t’i futësh të gjithë shiritat e prerë. Pasi i ke hedhur të gjithë, futi në një enë bosh dhe sa herë të kesh nevojë, merr një nga një copat e prera.

Exit mobile version