Site icon PORTALB

Bushati me pakicat: Ligji i ri është përfaqësues

Ditmir Bushati

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati bisedoi për ligjin e ri të pakicave me përfaqësues të komunitetit serbo-malazeze , rom dhe egjiptian në Shkodër, njofton Top Channel.

“Siç dihet duhet të ketë një përfaqësim më të drejtë të pakicave që jetojnë aktualisht në Shqipëri, çka nuk ka qënë rasti deri më sot, një fond që do të jetë specifik vetëm për promovimin, garantimin e të drejtave të pakicës në praktikë”, tha ministri Ditmir Bushati.

“Ka pasur kundërshtime ngta më të ndryshmet. përfaqësuesit e ministrive të tjera se nuk njihnin problematikën”, u shpreh Pavllo Janko, kryetar i përfaqësisë serbo-malazeze .

Të vendosur kryesisht në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe, serbo –malazezet janë dhe komuniteti më i madh pakicë në qytetin e Shkodrës.

Exit mobile version