Site icon PORTALB

Merkel: Nuk ka përparim për të kaluar në fazën e dytë të bisedimeve për Brexit-it

Kancelarja gjermane Angela Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ende nuk ka përparim të mjaftueshëm për të kaluar në fazën e dytë të bisedimeve në lidhje me largimin e Britanisë (Brexit) nga Bashkimi Evropian (BE), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp pas Samitit të Liderëve të BE në Bruksel, Merkel tha se ata kanë diskutuar gjerësisht çështjen e Brexit-it.

Duke e konsideruar si “një ide interesante” kërkesën e kryeministres britanike Theresa May, e cila ka propozuar një periudhë tranzicioni dyvjeçar pas Brexit-it, Merkel është shprehur se kjo çështje mund të diskutohet në fazën e dytë të bidsedimeve.

Exit mobile version