Site icon PORTALB

ASHAA: VMRO-DPMNE me më shumë reklama në media në raundin e parë zgjedhor

mediat

Ilustrim

Në raundin e parë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, shumica e reklamave të mediave janë emetuar për Koalicionin e kryesuar nga VMRO-DPMNE (rreth 157 orë), pastaj për Koalicionin e kryesuar nga LSDM-ja (rreth 65 orë), tregon monitorimi për reklamim të paguar politik q[e zbatoi Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele Mediale, transmeton MIA.

Pas VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, më së shumti në media janë reklamuar BDI (rreth 13 orë) dhe Besa (rreth 9 orë).

Nga televizionet në nivel shtetëror, më shumë reklama janë ametuar në TV Nova dhe TV Sitel, dhe në televizionet në nivel rajonal të TV O2 dhe të HDTV Mega.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Exit mobile version