Kirurgu zviceran do të lufton për ukrainasen e dhunuar Oksana Makar, e cila thotë e gjallë jam dhe do të jetoj!

Në internet u paraqit një video e ukrainasen Oksana e cila pavarësisht që ishte e dhunuar dhe me pas e djegur. Në videon mund të vëreni se si e ëma e saj e lutë atë që të thotë diçka. 

“Do të jetoj, do të jetoj”, thotë vajza e re e cila flet me vështirësi. Në pyetjen se si sulmuesit e saj duhen të jenë të dënuar, ajo thotë se testiset e tyre duhet të prehen dhe tu hedhen qenve. 

Por edhe vetë videoja e postuar në Youtobe shkaktoi neveri tek shumica, e cila komentoi se kjo është rasti i dytë që dhunohet vajzë. !ABC news” publikoi se shumica e kritikave janë drejtuar të ëmës të vajzës fatkeqe,  duke thënë se ajo i shpenzon të hollat e mbledhura për kujdes të Oksanës për vete dhe merr të holla për intervista që cilat i realizon për mediumet ukrainase. 

“Shikomëni, a ju dukem si grua e pasur”, ka deklaruar e ëma e Oksanës për “Gazeta.us” 

Në Donjeck, ku për momentin gjendet e shtrirë Oksana në sektorin për të djegura, ka  udhëtuar kirurgu zviceran Jan Shmit. Pas kontrollit të cilin Shmit e bëri së bashku me ekspertin më të mirë të Ukrainës për të djegura Emil Fistal, ka deklaruar se gjasat për të mbijetuar Oksana janë të mira dhe pas kujdesit që ka pranuar nga ekipi mjekësor, gjasat janë zmadhuar prej 10 për qind në 70 për qind.  

 
Rasti i Oksanës ka ngritur në këmbë opinionin e Ukrainës, pasi që është zbuluar se dy nga tre sulmuesit të cilët pas arrestimit të parë ishin të liruar, janë birat e ish funksionarëve. Pas reagimit të fuqishëm në opinion, ata sërish ishin të arrestuar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button