Site icon PORTALB

Barcelona – Mbappe, zbulohet arsyeja pse nuk u transferua në Camp Nou (FOTO)

Mbappe

Kylian Mbappe dëshironte që të transferohej në Barcelonë kur e kuptoi se Neymar po largohej nga Camp Nou.
Barcelona e refuzoi mundësinë e transferimit të Kylian Mbappe nga Monaco, përcjell Lajmi.net.

Kjo ndodhi për shkak se klubi katalan zgjodhi blerjen e Ousmane Dembele nga Borussia Dortmund.

“Mbappe dëshironte që të transferohej në Barcelonë kur e kuptoi se Neymar po largohej”, ka deklaruar Josep Maria Minguella për Cadena Cope.

“Ai nuk donte të shkonte në Paris ose Madrid, ai donte të shkonte në Barcelonë dhe askund tjetër. Por Barça ishte e fokusuar në Dembele, Dembele dhe Dembele”, ka theksuar ai.

Exit mobile version