Site icon PORTALB

Ditë e Batalionit për Lidhje nga përbërja e KBO-së

Solemniteti qendror me rastin e Ditës së ARM-së “18 gushti” do të mbahet në kazermën “Ilinden” në Shkup

Kazerma “Ilinden” në Shkup

Me solemnitet ushtarak sot në kazermën “Ilinden do të shënohet Dita e Batalionit për Lidhje nga përbërja e Komandës së Bashkuar Operative (KBO).

Dita e njësitit do të shënohet me një program përkatës në pajtim me rregullin për protokoll ushtarak, si dhe me stërvitje taktiko-teknike në të cilën do të demonstrohen një pjesë e mjeteve me të cilat disponon ky njësit.

Batalioni për lidhje me sukses e siguron nevojën e përkrahjes komunikativo-informative dhe funksionimin e lidhjeve në komandë dhe kontrollin midis komandave dhe njësive në ARM.

Me vendim të presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe komandantit suprem të forcave ushtarake, Gjorge Ivanov, 21 tetori është caktuar për Ditën e Batalionit për Lidhje.

Exit mobile version