Site icon PORTALB

Skandal! Punëtorët e Higjienës Komunale në Tetovë hedhin mbeturina në Lumin Shkumbin (VIDEO)

Lumi Shkumbin

Shoqata ekologjike “Eco Guerilla” sot ka publikuar një video ku shihet se si punëtorët e Ndërmarrjes Publike të Higjienës Komunale në Tetovë, derisa kanë pastruar truallin e rreth Lumit Shkumbin, materialin e pastruar e kanë hedhur në lum, njofton Portalb.mk.

Megjithatë, nga Ndërmarrja përgjegjëse  nuk patën qendrim dhe nuk treguan masat që do të ndërmerren pas këtij akti me arsyetimin se nuk e kanë parë videon.

“Nuk e kemi parë videon. Ta shoh videon dhe më pas do të japë qendrim për atë çfarë ka ndodhur. Njëherë nuk mund të flas, do të japë qëndrim nesër”, tha për Portalb.mk, drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale në Tetovë, Xhelal Ceka.

Ndërkaq, shoqata ekologjike “Eco Guerilla” gjatë shpërndarjes së videos shkroi se: “Jo vetëm që nuk pastrohet lumi, por ai ndotet edhe më shumë edhe nga punëtorët e Ndërmarrjes Publike Komunale”.

Exit mobile version