Një shkupjane dje ka paraqitur një rast se është mashtruar dhe dëmtuar nga një grua e panjohur për rreth 60.000 denarë, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.
Sipas policisë, dje në orën 12 e 30 në Stacionin policor Gazi Babë M.R (43) nga Shkupi ka paraqitur se ditën e njëjtë rreth orës 10:00 nga ana, deri tani, një grua e panjohur e ka mashtruar dhe dëmtuar për rreth 60.000 denarë. Domethënë, ajo grua ka shkuar te ajo në shtëpi dhe ka shitur veshje, por e dëmtuara e ka refuzuar, ku pastaj e njëjta kërkoi kafe dhe M.R e ka lejuar të hyjë në shtëpinë e saj. Por ajo prej kur ja hyrë në shtëpi dhe ka filluar t’i tregojë disa punë për familjen e M.R i tha se di të shikojë faull duke kërkuar në ar. Prej kur e dëmtuara ia ka dhënë arin (nëntë unaza të arit, burmë, hallka dhe dyvathë), kryerësja e veprës i ka thënë që t’i largojë gjërat e këqija dhe se patjetër duhet të shkojë në kishë dhe të kthehet për një orë, ajo pasi i la arin e saj, ndërsa ajo ia ka marrë arin dhe nuk u ka kthyer. Po merren masa për zbardhjen e rastit.