Poposki në Gjermani, takim me Vestervelen

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Poposki, i cili qëndron për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë, sot në Berlin do të takohet me kolegun e ri gjerman Gido Vestervele.

Është paraparë që ai të takohet me kolegun e tij gjerman Gido Vestervele, me sekretarin shtetëror për politikë të jashtme në Qeverinë, Kristof Hojsgen, si dhe me një grup të parlamentarëve gjermanë.

Sipas paralajmërimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë, në takimin pritet të shkembehen mendime rreth zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit mes të dyja vendeve, si dhe për bashkëpunimin në planin ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button