Site icon PORTALB

Shilegov nuk do të lejojë të ndërtohet Rrota panoramike në Lumin Vardar

Petre Shilegov, rrota panoramike

Petre Shilegov së shpejti dhe zyrtarisht do ta merr në duar udhëheqjen e qytetit të Shkupit, ku mes veprimeve të para që do të bëjë është ndërprerja e të gjitha ndërtimeve të projektit “Shkupi 2014” mes të cilëve edhe vendosjen e Rrotës panoramike në ujërat e Vardarit, njofton Portalb.mk.

Shilegov theksoi se një objekt i tillë do të ishte shumë i dëmshëm për lumin vardar i cili është njollosur nga të gjitha ndërtimet që janë bërë, dhe nuk mund të lejohet ndërtimi i Rrotës panoramikë, por ndërtimi i deritanishëm do të mbetet si urë kalimi për udhëtarët që është edhe e nevojshme.

Marrëveshjet e nënshkruara me kompanitë ndërtuese do të shqyrtohen dhe nëse është e mundur Rrota panoramike p.sh. mund të vendoset në parkun e qytetit të Shkupit, që është vend më përkatës.

Rrota panoramike ka sistem të komplikuar të financimit, është miratuar nga qyteti i Shkupit, e ndërton Ndërmarrja e Transportit Publik që duhej të menaxhojë, ndërsa paratë i jep qeveria përmes Agjencisë së Komunikimeve Elektronike.

Deri tani qeveria e re gjëja e vetme që ka bërë është ndalimi i transferimeve nga buxheti shtetëror, mirëpo ndërkohë  qyteti i Shkupit transferonte shuma parash te Ndërmarrja e Transportit Publik që thonin se janë për ndërtimin e sistemin e ri elektronik, e jo për ndërtimin e Rrotës panoramike.

Exit mobile version