Roma triumfon në Olimpiko

Roma e Luis Enrique ka marrë një fitore të rëndësishme dje në stadiumin Olimpiko përballë Genoa me rezultatin 1-0. Golin e vetëm dhe të fitores për romanët e shënoi sulmuesi italo-argjentinas Osvaldo që në minutën e tretë të takimit. 

Ndeshja përgjatë 90 minutave ka qënë e luftuar dhe me ritëm por kanë munguar golat e shënuar. Roma vinte pas disa rezultateve negative dhe kjo fitore e fut në lojë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. 

Tashmë verdhekuqtë ngjiten në kuotën e 44 pikëve në vend të pestë dhe janë vetëm 3 pikë larg Napolit dhe Udineses së vendit të katërt dhe 4 pikë larg vendit të tretë që mbahet nga Lazio. Ndërsa Genoa ndalet në kuotën e 33 pikëve në vendin e 14-të. 

Lajme të ngjashme

Back to top button