Ambasadori Durmishi ligjëroi para studenteve të Fonit
Në universitetin Fon në Gostivar sot ka qëndruar për vizitë ambasadori i Kosovës në Maqedoni Skender Durmishi. Ai ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të diplomacisë dhe të juridikut më temë Marrëdhëniet diplomatike në mes të Kosovës dhe Maqedonisë në kuadër të anëtarësimit në BE dhe NATO.
Koordinatori i universitetit Fon për qytetin e Gostivarit, Zeqirja Idrizi tha se ky universitet do të vazhdojë edhe në ardhmen të sjellë ambasadorët e vendeve fqinje për të njohur studentët me marrëdhëniet diplomatike të shtetit të Maqedonisë me shtetet tjera.
Nga ana tjetër ambasadori i Kosovës Skender Durmishi vlerësoi se marrëdhëniet diplomatikë janë në nivel të duhur më mes Kosovës dhe Maqedonisë. Sulmin e fundit ndaj ambasadës së Maqedonisë në Prishtinë ai e dënoi ashpër duke theksuar se sulmet e tilla nuk mund të prishin marrëdhëniet në mes Maqedonisë dhe Kosovës.
“Incidentet e fundit ndëretnike në Maqedoni nuk duhet të marrin konotacion tjetër. Duhet nëpërmjet ligjit të dënohen të gjithë pjesëmarrësit në këto incidente” ka thënë Durmishi.