Universiteti i EJL-së dhe Majkrosoft Maqedoni nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Majkrosoft në Maqedoni sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim arsimor.

Me marrëveshjen përcaktohen korniza e partneritet dhe plani detajor për mbështetje të ndryshimeve në procesin arsimor.

Sipas reaktorit të Universitetit Zamir Dika, plani përmban programe të dakorduara dhe vendime për mjetet dhe mbështetjen në arsimimin e studentëve.

“Firmosjes së sotme i paraprinë disa muaj  marrëveshje dhe negociata para se ta formalizojmë bashkëpunimin. Ka përputhshmëri mes misionit të Universitetit me projektin e Majkrosoftit për mbështetje të të gjithë atyre që kontribojnë me ndryshime positive në procesin arsimor.

Konsideroj se bashkarisht do të mund të kontribojmë në shkollimin e kuadrove të aftë të cilët do të angazhohen  për zhvillimin e ekonomik të shtetit, ndërsa njëkohësisht do t’i zhvillojnë edhe kompanitë me teknologji të reja dhe menyrë të re të bashkëpunimit, deklaroi Dika.

Drejtori i Majkrosoft Maqedoni Ilijanço Gagoski konsideron se marrëveshja do t’u mundësojë studentëve që të kyçen në aktivitete të caktuara të Majkrosoft-it në nivel botëror.

“Aktivitetet arsimore do të realizohen përmes Majkrosoft programeve të standardizuara  mësimore, ndërsa Universiteti do të fitojë edhe qasje deri te biblioteka jonë në procesin mësimoir. Me marrëveshjen do t’u mundësohet studentëve që të marrin pjesë në zgjidhjen innovative të problemeve dhe çështjeve të cilat i aktualizon Majkrosoft në nivelin botëror, tha Gagoski.


Të dyja palët presin që me marrëveshjen studentëve do tu vijë më lehtë pas mbarrimit të shkollimit të gjejnë punë përkatëse të shkallës arsimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button