Site icon PORTALB

Turqia kurseu 186 milionë euro nga llogaritja verore e kohës gjatë gjithë vitit

Sonte pas mesnate  fillon llogaritja verore e kohës

Turqia kurseu më shumë se një milionë e treqind megavat orë energji elektrike nga qëndrimi i llogaritjes verore të kohës gjatë gjithë vitit. Këtë e treguan përllogaritjet e Universitetit Teknik në Stamboll, të prezantuar nga Ministria e Energjetikës.

Ekspertët e shpjegojnë këtë me faktin se, kur në muajt e dimrit zbatohet llogaritja verore, errësohet më vonë dhe në këtë mënyrë kursehet energji elektrike.

Zbatimi gjatë gjithë vitit i kohës verore Turqisë i ka kursyer midis 540 dhe 802 milionë lira turke (nga 125 deri në 186 milionë euro), si dhe nevoja për investime në vlerë prej dy miliardë dollarë për ndërtim të centraleve, të cilët do t’i kompensonin nevojat e rritura për energji elektrike, thuhet në raport.

Në shtator, Këshilli shtetëror turk, i cili është gjykata më e lartë administrative në vend, e ndërpreu zbatimin e vendimit të Këshillit të ministrave nga marsi i vitit 2016, për respektim të llogaritjes verore të kohës gjatë gjithë vitit.

Exit mobile version