Presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ambasadori amerikan në Beograd Kyle Scott theksuan sot nevojën për të vazhduar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të miratuara më parë, duke përfshirë marrëveshjen për gjyqësorin dhe atë për krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Në takim, ata gjithashtu diskutuan marrëdhëniet dypalëshe mes të dyja vendeve dhe çështjet rajonale.
Me këtë rast, diplomati amerikan tha se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin ftesën e kreut të shtetit serb për dialog të brendshëm mbi Kosovën, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.