Site icon PORTALB

Shtëpia e Bardhë: Pesë kandidatë për kryetar të Bankës Qendrore

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Tramp e reduktoi listën e kandidatëve për shefin e ri të Bankës Qendrore në pesë emra. Në listë është edhe shefja aktuale, Xhenet Jelen.

Një përfaqësues zyrtar i Shtëpisë së Bardhë konfirmoi se në listë është edhe shefja aktuale e Bankës së Rezervave Federale Jelen, si dhe drejtori i Këshillit kombëtar ekonomik Geri Koh. Në listë janë edhe Xherom Pauel, anëtar aktual i Këshillit, Kevin Varh, ish-anëtar i Këshillit dhe Xhon Tejllor, ekonomist nga Universiteti Stenford.

Tramp të enjten duhet të bisedojë me Jelen, ndërsa më pas edhe me kandidatët e tjerë. Vendimi i Trampit pritet para turneut në Azi, i cili fillon prej 3 nëntorit.

Exit mobile version