Site icon PORTALB

Të paktën gjashtë policë e humbën jetën gjatë një sulmi vetëvrasës me bombë në Pakistan

Pakistan

Pakistan, foto arkivi

Një vetëvrasës me bombë taleban ka kryer sulm ndaj një automjeti policor në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, me ç’rast jetën e humbën gjashtë oficerë, ndërsa u lënduan të paktën 22 persona, njoftuan përfaqësues zyrtarë.

“Sulmi ka ndodhur në qytetin Kveta, kryeqyteti i provincës Balloçistan, i cili kufizohet me Afganistanin dhe Iranin. Midis të lënduarve ka edhe civilë”, deklaroi përfaqësuesi policor Kurshid Kan.

Nga spitali në Kveta njoftuan se policët e lënduar janë hospitalizuar, por disa prej tyre ndodhen në gjendje kritike.

Talebanët pakistanezë e morën përgjegjësinë për sulmin përmes postës elektronike dërguar mediave.

“Muxhahedinët të tanë e bënë këtë”, ka theksuar zëdhënësi taleban Mohamed Horasani.

Exit mobile version