Ukraina në shok: përdhunohet dhe digjet një vajzë

Rasti shokues i 18 vjeçares Oksana Makar, të cilën dy djem të ish-zyrtarëve qeveritarë, së bashku me një person tjetër, e përdhunuan e më pas edhe ia vunë flakën, ka tronditur tërë Ukrainën dhe shkaktoi demonstrata masive.

  

Demonstruesit kërkojnë që të përshpejtohet hetimi dhe kriminelët të dënohen me vdekje ose tredhje.

Vajza fatkeqe, të cilën krminelët e kishin lënë duke menduar se është e vdekur, megjithatë e mbijetoi abuzimin tmerrues, por fitoi djegie të rënda. Mjekët doemosdo duhej t’ia prenin dorën dhe dy shputat e këmbëve.

Sipas shkrimit të “Kiev post”, dy të akuzuarit, biri i kryetarit të Drejtorisë rajonale Maksim Prisjazhnuk (23) dhe biri i prokurorit rajonal publik Artojm Pogosijan (21) më 9 mars e ftuan vajzën me emrin Oksana Makar në banesën e shokut të përbashkët me emrin Krasnoshek ku, siç pohon prokuroria, e përdhunuan dhe tentuan ta mbysin vajzën, e më pas e mbështollën me çarçaf, e hodhën në një depo ndërtimesh dhe e dogjën.

Ditën e radhës, vajzën fatkeqe, e cila mezi mbijetoi, e gjetën disa punonjës ndërtimorë të cilët dëgjuan  ofshamat e saj, ndërsa pas disa operacioneve dhe betejës shumëditëshe të mjekëve për t’ia shpëtuar jetën, përfundimisht ajo ishte në gjendje që të tregojë nëpër çka ka kaluar.

Tre të dyshuarit janë arrestuar, por dy prej tyre po të njëjtën ditë janë liruar për shkak të mungesës së dëshmive.

Prokuroria konfirmoi se Makar ende nuk është marrë në pyetje meqë nuk ka qenë në vetëdije, por nëna e saj insiston se ka qenë në gjendje të flet. Tërë vendin e ka kapluar mllefi dhe revolti, veçmas pasi shefi i policisë konfirmoi se dy të dyshuarit të cilët janë lënë të lirë janë djem të ish-zyrtarëve qeveritarë, dhe se njëri prej tyre madje është paraqitur në Youtube dhe me qetësi ka përshkruar krimin.

Njëri nga kriminelët, ndryshe baba i një vajze dy vjeçe, pa shumë mëshirë përshkruajti ngjarjen.

”Po e dhunova, e meqë nuk donte të qetësohej, vendosa ta mbys. Iu thash shokëve se patjetër duhet ta nxjerrim trupin, sepse këtu i kam prindërit. Kur u kthyem në dhomën e pamë se vajza është ende gjallë. Egjeta një pëlhurë në ballkon dhe vendosa ta mbaroj atë që e fillova”, tregon me gjakftohtësi.

 Lëvizja e aktivisteve për të drejtat e grave Femen organizon toples demonstrate para zyreve të prokurorit public në Kiev, duke brohoritur “Vdekje për sadistët! dhe “Ekzekutoni bishat”.

Protestat e dëtyruan presidentin Viktor Janukoviç t’i urdhërojë prokurorisë publike që sërish ta hetojë rastin, ashtu që më 13 mars dy kriminelët sërish u arrestuan dhe së bashku me pjesëmarrësin e tretë u akuzuan për temtim për vrasje.

Për vendosjen e sërishme të dënimit me vdekje në Ukrainë për raste të tillë janë angazhuar disa deputetë të Parlamentit ukrainez, ku njëri madje propozoi që si dënim për dhunuesit të vendoset tredhja.


Lajme të ngjashme

Back to top button