Site icon PORTALB

Në betejën për Rakan janë vrarë të paktën 3.250 persona

Ilustrim

Në luftimet katër mujore për qytetin sirian Raka janë vrarë 3.250 persona, nga të cilët të paktën një e treta janë civilë, bëri të ditur Qendra siriane për monitorim për të drejtat e njeriut me seli në Londër pas lajmit të sotëm se koalicioni kryengritës “Forcat demokrate siriane” e pushtuan këtë strehim kryesor të grupit Shteti Islamik (SHI) në Siri.

Forcat demokratike siriane, të cilat i përbëjnë grupet kryengritëse kurde dhe arabe, që gëzojnë mbështetje amerikane, e pushtuan Rakan pas rrethimit afatgjatë.

Sipas Qendrës, qindra persona llogariten të zhdukur, me ç’rast një pjesë e madhe e tyre besohet se janë civilë të vrarë në sulmet ajrore dhe artilerike dhe luftimet në rrugë dhe janë varrosur në oborret e shtëpive të tyre. 

Exit mobile version