Site icon PORTALB

Tragjedi, digjet një vogëlushe 3 vjeçare në Strugë

Foto ilustrim

Tragjedi në fshatin Novosellë të Strugës. Një vogëlushe 3 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e djegieve të mëdha që mori pas një zjarri që kaploi shtëpinë e saj.

Nga policia njoftuan se dje në mesditë në shtëpia e 32 vjeçarit G.I u përfshi nga flakët e zjarrit për shkaqe ende të panjohura. Brenda në shtëpi ka qenë vajza të cilën kanë arritur të gjallë ta nxjerrin jashtë dhe menjëherë e kanë dërguar në spital. Megjithatë vogëlushja nuk mundi të mbijetojë nga plagët e mëdha që kishte marr, ajo u nda nga jeta sot në orën 14.20.

Exit mobile version