Site icon PORTALB

Ja çfarë tha Ali Ahmeti pas takimit me Edi Ramën

Ali Ahmeti

Ali Ahmeti

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti mbrëmë u takua me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, i cili në Shkup merr pjesë në Samitin e 100, gjatë takimit, Ahmeti e informoi Ramën për zgjedhjet lokale, si dhe kanë biseduar, siç tha, për materializim të marrëveshjeve të bëra, njofton Portalb.mk.

“Ishte një takim shumë i dobishëm, e informova Ramën mbi rrjedhat politike, për zgjedhjet që u zhvilluan të dielën sepse kishte mjaft interesim nga Rama. Ai më inkurajoi që po kështu të vazhdojmë edhe në rrethin e dytë që R. e Maqedonisë të vazhdojë në proceset e nisura drejt reformave në gjyqësi dhe drejt rrugës së nisur euroatlantike. Kisha interesim për bashkëpunim edhe më të thellë mbi vendet tona për zbatim dhe materializim të të gjitha marrëveshjeve që janë bërë mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Ahmeti

Exit mobile version