Site icon PORTALB

Shkëndija U19 beson në kalimin e Nitras

KF Shkëndija U19

KF Shkëndija U19

Shpresat kuqezi sot në Shkup përballen me FC Nitra në kërkim të përmbysjes së negativës 1:0 nga takimi i parë i luajtur muajin e kaluar në Sllovaki. Trajneri Bekim Osmani dhe sulmuesi Alban Rasimi vlerësojnë kundërshtarin, mirëpo përkundër humbjes në ndeshjen e parë tani kanë pasqyrë më të qartë për rivalin dhe besojnë se janë të denjë për të marrë rezultat që garanton kalim në raundin e dytë të Ligës së të rinjve të UEFA-s. Shkëndija U 19 – Nitra U 19 luhet të martën në orën 14:30 në terrenin e qendrës stërvitore të FFM-së në Shkup. /Portalb.mk/

Exit mobile version