Site icon PORTALB

Tipat ënderrimtarë janë më inteligjentë

Tipat ëndërimtar

Tipat ëndërimtar

Një studim i fundit tregon se ata njerëz që në pamje të parë duken vazhdimisht të hutuar dhe të përhumbur apo të pavëmendshëm, në fakt kanë një memorie aktive më të pasur, që u jep atyre mundësinë të bëjnë dy ose më shumë gjëra në të njëjtën kohë.

Pjesëmarrësit në këtë studim duhet të shtypnin një buton në përgjigje të një shkronje të caktuar që shfaqej në një ekran. Në këtë mënyrë studiuesit do të nxirrnin përfundime në lidhje me shkallën e veprimtarisë dhe shpejtësinë e reagimit të trurit të tyre në momente të caktuara.

Në përfundim studiuesit matën kapacitetin e memories aktive duke u dhënë atyre nga një vlerësim në varësi të aftësisë së secilit për të rikujtuar një seri shkronjash të alternuara këto edhe me ushtrime të thjeshta matematikore. Daniel Levinson, një psikolog në Universitetin e Madison, shpjegon se njerëzit me kujtesë aktive më të fortë u shfaqën më të përhumbur gjatë realizimit të këtij eksperimenti, por kjo nuk ndikoi aspak negativisht në performancën e tyre.

Rezultatet e këtij studimi janë të parat që sugjerojnë lidhjen që ekziston midis të qenët i hutuar ose i përhumbur dhe inteligjencës. Ai nënvizon faktin se sa e rëndësishme është kujtesa aktive për ta lejuar trurin që të fokusohet në çështjet më të rëndësishme.

Exit mobile version