Site icon PORTALB

ASH demanton lajmin se do te del nga Qeveria

Partia Aleanca për Shqiptarët

Partia Aleanca për Shqiptarët

Aleanca për Shqiptarët demanton informata për atë se do të del nga qeveria dhe të njëjtat i quan të pavërteta dhe që kanë qëllim që të krijojnë konfuzion.

“Rikujtojmë opinionin se pjesëmarrja e ASH në Qeveri, ka dhënë efektet pozitive në interes të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve në Maqedoni. Kontributi politik i ASH në krijimin e Qeverisë reformatore, Zgjedhja e Kryetarit shqiptar të Parlamentit, ishin disa nga përcaktimet dhe zotimet e ASH, për tu bërë pjesë e qeverisë, që sot janë realitet.
Funksionimi i shtetit të së drejtës në Maqedoni, si dhe rishqyrtimi i rasteve të montuara politike, vënia në procedurë parlamentare të Ligjit të Gjuhës shqipe si dhe votimi i sajë ditëve në vijim janë treguesit më të saktë të rolit dhe veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët, si dhe kontributi ynë në përcaktimin politik në instalimin e vlerave euro-atlantike, si dhe integrimi sa më i shpejtë në NATO dhe UE”, thonë nga ASH.

Në reagimin kësaj partie po ashtu thuhet se ‘rezultatet pozitive të ASH në zgjedhjet Lokale 2017, dyfishimi i votave, si dhe mundësia reale e ASH për ti fituar pesë Komuna në rrethin e dyte zgjedhor, flasin se ASH ka rritje jashtëzakonisht të madhe në krahasim me subjektet tjera politike shqiptare, që i bie se ASH ka legjitimitet të dyfishuar dhe të plotë për të qenë pjesë e qeverisë së RM, duke e materializuar potencialin votues, në shërbim të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi’.

Exit mobile version