Procesi i djeshëm zgjedhor ka qenë demokratik kurse sa i përket balotazhit do të shohim se kush do të më përkrah, tha për Portalb.mk kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta.
LEXO: Taravari: Ka nisur përkrahja ndaj meje
“Procesi i djeshëm zgjedhor sipas meje ka qenë i qetë dhe demokratik. Unë jam në epërsi me vota kundrejt kandidatit tjetër por do të shkojmë në balotazh ku dihet se unë do të fitoj. Se kush do të më përkah do të shohim ditëve në vijim, do t’ju informojmë”, tha për Portalb.mk, Bejta.
Përndryshe, në Gostivar në rrethin e dytë zgjedhor do të përballen kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta dhe atij të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Balotazhi i 29 tetorit vjen si rezultat i votimit të djeshëm të gostivarasve, të cilët në llogari të Bejtës vendosën 12.095 vota apo rreth 35.55%, kurse për Taravarin u numëruan 11.600 vota apo 34.10% e qytetarëve.
LEXO MË SHUMË:
- Ibrahimi: Nuk do ta caktojnë të tjerët fituesin, por shqiptarët
- Arifi: Në rrethin e dytë do të kalojmë edhe më mirë
- Ganiu: Jam i bindur se do të fitoj në rrethin e dytë zgjedhor
- Maqedoni rritet numri i votuesve, por ata nuk votojnë, ja dallimi me vitin 2013 (FOTO)
- Asaf Ademi i BESA-s fton gostivarasit që të votojnë Arben Taravarin
- Votat për listat e këshilltarëve, BDI e para, Aleanca për Shqiptarët përpara Lëvizjes BESA (FOTO)
- Qeveria: Qytetarët, institucionet dhe subjektet politike zbatuan zgjedhje korrekte dhe demokratike