Site icon PORTALB

Nënshkruhet Marrëveshje bashkëpunimi në mes UEJL-së dhe Microsoft-it

Në program do jenë të kyçur profesorë nga vendi  të kompanisë Microsoft,  ndërsa kohë pas kohë do të kyçen edhe profesorë nga jashtë të cilët do të përgatisin kuadrot e reja.

Në program do jenë të kyçur profesorë nga vendi të kompanisë Microsoft, ndërsa kohë pas kohë do të kyçen edhe profesorë nga jashtë të cilët do të përgatisin kuadrot e reja.

Marrëveshje për bashkëpunim është nënshkruar sot në mes universitetit të Evropës Juglindore dhe kompanisë Microsoft – përfaqësimi në Maqedoni. Kjo kontratë në vete ngërthen edukim të  studentëve të këtij universiteti në sfera të ndryshme të IT teknologjisë si dhe mundësinë për punësim më të lehtë të tyre.

Në program do jenë të kyçur profesorë nga vendi  të kompanisë Microsoft,  ndërsa kohë pas kohë do të kyçen edhe profesorë nga jashtë të cilët do të përgatisin kuadrot e reja. 

 “Microsoft i përkrah të gjithë ata që ndihmojnë në transformimit e arsimit. Mendoj se UEJL, i themeluar dhe i përkrahur nga SHBA dhe Unioni Evropian  gjatë gjithë veprimtarisë akademike që ka pasur në Maqedoni dhe si pionierë të shumë iniciativave për modernizim të arsimit të lartë, jemi njëri nga faktorët që ka transformuar arsimin e lartë.  Qëllimi i dytë që përputhet me Microsoft-in është edhe intenca për inovimin dhe përkrahjen për vende të reja të punës me çka edhe në këtë drejtim do ndikojmë me ofrimin e vendeve të reja të punës 
sidomos në pjesën e themelimit të një akademie të Microsoftit në universitet” tha rektori i UEJK Zamir Dika 

Exit mobile version