Site icon PORTALB

MOST: Të konfirmohet nëse institucionet në mënyrë adekuate kanë reaguar ndaj parregullsive zgjedhore

Sipas informatave të marra nga mbi 2.500 vëzhguesit e MOST-it të cilët janë sistemuar në pothuaj 50 për qind nga vendvotimet në Republikën e Maqedonisë u konfirmua mosrespektim të procedurës së votimit dhe reagim nga ana e këshillave zgjedhorë, deklaroi drejtori ekzekutiv i MOST-it, Darko Aleksov.
Ai potencoi se kjo duhet të merret parasysh me qëllim që të konfirmohet nëse në rastin e dhënë institucionet adekuate janë përgjigjur për atë se çka ka ndodhur në vendvotimet ose jo.
Aleksov tha se MOST ka konfirmuar më pak se 50 raste të parregullsive gjatë votimit dhe shtoi se vlerësimin e përgjithshëm për këto zgjedhje të gjashta lokale, Asociacioni qytetar do ta japë nesër.
Si rast ku ka mosrespektim të procedurës së votimit dhe reagim nga ana e këshillave zgjedhorë, ai i potencoi vendvotimin 0445 në fshatin Gradec, në komunën Vrapçishtë, ku kryetari i Këshillit zgjedhor ka qëndruar pas paravanit derisa njerëzit votojnë.
Është vërejtur votim familjar në vendvotimet 0440, 0445 dhe 0447, në komunën Vrapçishtë, gjithsej 20 raste ku janë keqpërdorur 44 vota.
Në vendvotimin 0951, komuna Kriva Pallankë votimi është ndërprerë një orë për shkak se Këshillit zgjedhor ka vërejtur se mungojnë dy fletëvotime nga blloku për zgjedhje të kryetarit të komunës. Është ftuar edhe Komisioni Komunal Zgjedhor, i cili ka dhënë instruksione që të hiqen dy fletëvotime nga blloku për zgjedhje të këshillit dhe t’i vendosin në kutinë votuese. Pas mbylljes së vendvotimit, duhet të konfirmohet për çka bëhet fjalë.
Në vendvotimin 1124 në fshatin Sllupçan, komuna e Likovës, UV llamba nuk është përdorur në periudhën prej orës 16:45 e deri në mbylljen e vendvotimit.
Aleksov tha se probleme teknike ka pasur me materialin zgjedhore në vendvotimet 1722, komuna e Strumicës, ku numrat serikë të bllokut me fletvotimet nuk kanë qenë të njëpasnjëshme. Situata e njëjtë është vërejtur edhe në vendvotimit 1063 në Kumanovë.
Mosrespektim të procedurës së votimit dhe problemeve të shkaktuara nga votues, siç tha, ka pasur në vendvotimin 2052 në fshatin Sedllarë të Epërme, komuna Bogovinjë, një votues fizikisht ka sulmuar anëtar të Këshillit zgjedhor.
“Sulmuesi është arrestuar nga ana e policisë”, tha Aleksov.

Exit mobile version