Site icon PORTALB

Ziadin Sela: Konfirmoj fitoren, shkojmë në balotazh

Ziadin Sela

Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe njëkohësisht kandidati për kryetar komune  të Strugës, Ziadin Sela ka konfirmuar fitoren në Strugë dhe shprehu bindje se do të fitojë bindshëm edhe në rrethin e dytë pavarësisht kundërkandidatit të tij.

“Sipas rezultateve që i kemi mbledhur nga shtabet, i kemi diku nëntë mijë vota. Këtë fitore ua dedikojë struganëve, mobilizimit të tyre dhe organizimit të tyre”, tha Sela.

Sela gjithashtu tha se ASH kryeson në Gostivar me Arben Taravari si dhe në Komunën e Vrapçishtit.

Exit mobile version