Site icon PORTALB

Thaqi, nëse preken kufijt shqiptarët do të jetojnë në një shtet

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë të qartë Bashkësisë Ndërkombëtare se shqiptarët do të jetonin shumë më mirë në një shtet nëse vendoset në ndryshimin e kufijve.

Këto komente Thaçi i bëri në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës i cili miratoi një rezolutë kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë.Rezoluta e cilëson vendimin e Kuvendit të Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe edhe në Kosovë si shkelje të sovranitetit dhe cenim të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe kërkohet nga institucionet që të mos lejojnë mbajtjen e tyre.

“Edhe sa i përket pretendimeve për ndryshime të kufijve, iu kam bërë të qartë gjith miqve ndërkombëtarë, se me pretendimet e tilla shqiptarët më së miri do të mund të jetojnë në një shtet të vetëm”,ka deklaruar kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.

Exit mobile version